Zëvendësja e Amano zgjidhet në postin e kryetarit të ANEA
(last modified Tue, 23 Jul 2019 06:56:14 GMT )
Korrik 23, 2019 08:56 Europe/Tirane
  • Zëvendësja e Amano zgjidhet në postin e kryetarit të ANEA

Mary Alice Hayward, zëvendëse e Jokia Amano, ish drejtori i përgjithshëm i ANEA, është zgjedhur në postin e këtij të fundit për shkak se Amano ka ndërruar jetë dje.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike e ka bërë të ditur vdekjen e Jokia Amano, drejtorit të përgjithshëm të këtij institucioni mbikëqyrës të OKB-s. Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se ANEA me anë të një letre dërguar vendeve anëtare të kësaj organizate, ka deklaruar zyrtarisht vdekjen e Jokia Amano-s. ANEA gjithashtu ka thënë se flamujt simbol të kësaj organizate në vendet anëtare do të ngrehen në formë gjysmë shtize. Disa ditë më parë ishte deklaruar se Jokia Amano 72 vjeçar, për shkak të një sëmundje të panjohur, ka vendosur të japë dorëheqje nga posti i drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike në muajin mars të vitit 2020. Në javën e kaluar disa burime të afërta me ANEA duke publikuar lajmin për largimin e parakohshëm të Jokia Amano, ka njoftuar zhvillimin e konkurrencës mes Cornel Feruță, diplomatit rumun dhe Rafael Grosi, diplomatit argjentinas, si pasardhës së Jokia Amano në krye të ANEA-s. Cornel Feruță aktualisht shërben si koordinator i lartë i politikave të ANEA-s ndërsa Rafael Grosi është përfaqësuesi i Argjentinës në ANEA. Ditë më parë disa burime kanë njoftuar se Jokio Amano i ka dorëzuar një pjesë të përgjegjësive të veta Cornel Feruță, koordinatorit të lartë të politikave të ANEA. Amano në vitin 2009 ka marrë postin e drejtorit të përgjithshëm të ANEA. Ky diplomat japonez në vitin 2017 për herë të tretë është zgjedhur për një mandat 4 vjeçar në postin e drejtorit të përgjithshëm të ANEA-s dhe duhej të mbante këtë detyrë deri më 30 nëntor të vitit 2021.

Tags