Amerika sanksionon një kompani kineze me arsyetimin se transferon naftën iraniane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89716-amerika_sanksionon_një_kompani_kineze_me_arsyetimin_se_transferon_naftën_iraniane
Departamenti Amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione ndaj një kompanie kineze me pretekstin se ajo transferon dhe transporton naftën e Iranit dhe se ka shkelur sanksionet amerikane.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 23, 2019 04:26 Europe/Tirane
  • Amerika sanksionon një kompani kineze me arsyetimin se transferon naftën iraniane

Departamenti Amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione ndaj një kompanie kineze me pretekstin se ajo transferon dhe transporton naftën e Iranit dhe se ka shkelur sanksionet amerikane.

Sipas njoftimit të lëshuar nga DATH, Zhuhai Zhanrak dhe një shtetas kinez i quajtur Li Bumin për shkak të shkeljes së sanksioneve amerikane kundër Iranit janë futur në listën e sanksioneve të Uashingtonit. Sekretari amerikan i thesarit në një bisedë me gazetën Wall Street Journal, ka pretenduar se kjo kompani he një prej drejtuesve të saj kanë shkelur me vetëdije sanksionet amerikane. Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit. Donald Trump pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, më 5 nëntor të vitit të kaluar shpalli rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit. Këto sanksione u kthyen për një periudhë 90-180 ditë. Faza e parë e sanksioneve kundër Iranit u zbatua në muajin gusht ndërsa faza e dytë u vu në zbatim më 5 nëntor 2018. Kjo është në kohën kur Britania, Franca, Rusia, Kina, Gjermania dhe BE janë shprehur pro ruajtjes dhe mbështetjes së marrëveshjes bërthamore me anë të krijimit të sistemit INSTEX.