Amerika sanksionon një kompani kineze me arsyetimin se transferon naftën iraniane
Departamenti Amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione ndaj një kompanie kineze me pretekstin se ajo transferon dhe transporton naftën e Iranit dhe se ka shkelur sanksionet amerikane.
Sipas njoftimit të lëshuar nga DATH, Zhuhai Zhanrak dhe një shtetas kinez i quajtur Li Bumin për shkak të shkeljes së sanksioneve amerikane kundër Iranit janë futur në listën e sanksioneve të Uashingtonit. Sekretari amerikan i thesarit në një bisedë me gazetën Wall Street Journal, ka pretenduar se kjo kompani he një prej drejtuesve të saj kanë shkelur me vetëdije sanksionet amerikane. Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit. Donald Trump pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, më 5 nëntor të vitit të kaluar shpalli rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit. Këto sanksione u kthyen për një periudhë 90-180 ditë. Faza e parë e sanksioneve kundër Iranit u zbatua në muajin gusht ndërsa faza e dytë u vu në zbatim më 5 nëntor 2018. Kjo është në kohën kur Britania, Franca, Rusia, Kina, Gjermania dhe BE janë shprehur pro ruajtjes dhe mbështetjes së marrëveshjes bërthamore me anë të krijimit të sistemit INSTEX.