ANEA reagon ndaj shtimit të tensioneve në Gjirin Persik
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89727-anea_reagon_ndaj_shtimit_të_tensioneve_në_gjirin_persik
Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike deklaroi se po vëzhgon nga afër zhvillimet në rajonin e Gjirit Persik dhe në ngushticën e Hormozit dhe në rast të nevojës është e gatshme të marrë masa.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 23, 2019 09:08 Europe/Tirane
  • ANEA reagon ndaj shtimit të tensioneve në Gjirin Persik

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike deklaroi se po vëzhgon nga afër zhvillimet në rajonin e Gjirit Persik dhe në ngushticën e Hormozit dhe në rast të nevojës është e gatshme të marrë masa.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike ditën e hënë në një deklaratë, theksoi: “E drejta për transportin e energjisë nëpërmjet ngushticës së Hormozit është jetike për ekonominë botërore, prandaj duhet të ruhet kjo liri e transportit”.

ANEA në lidhje me shtimin e çmimit botëror të naftës duke marrë parasysh shtimin e tensioneve në rajonin e Gjirit Persik, deklaroi: “Në rast të vazhdimit të tensioneve në sektorin e naftës së papërpunuar në ngushticën e Hormozit, duhet shfrytëzuar rezervat urgjente të naftës për të plotësuar për një kohë nevojën e tregut”.

Si pasojë e shtimit të tensioneve në Gjirin Persik, çmimi i naftës në tregjet botërore po vazhdon të rritet për çdo ditë dhe ditën e hënë një fuqi naftë është shitur me çmim 63.82 dollarë. Amerika gjatë muajve të fundit me qëllim të shtimit të presioneve mbi Iranin, ka shtuar praninë e vetë ushtarake në rajonin e Gjirit Persik dhe me mbështetjen e aleatëve të saj po vazhdon të kryejë veprime provokuese.