Lavrov mbështet angazhimin e Iranit në zgjidhjen e çështjeve të rajonit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89763-lavrov_mbështet_angazhimin_e_iranit_në_zgjidhjen_e_çështjeve_të_rajonit
Ministri I jashtëm I Rusisë ka mirëpritur dhe mbështetur rolin dhe angazhimin e Iranit në zgjidhjen e çështjeve të rajonit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 25, 2019 03:55 Europe/Tirane
  • Lavrov mbështet angazhimin e Iranit në zgjidhjen e çështjeve të rajonit

Ministri I jashtëm I Rusisë ka mirëpritur dhe mbështetur rolin dhe angazhimin e Iranit në zgjidhjen e çështjeve të rajonit.

Sergei Lavrov, ministër i jashtëm i Rusisë, në një intervistë për agjencinë Rusia Today deklaroi: Irani duhet të jetë pjesë e opsioneve për zgjidhjen e problemeve të rajonit dhe jo të cilësohet si përgjegjës për ngjarjet në rajon por duhet angazhuar në dialogun përkatës. Çdo përpjekje luftënxitëse e Amerikës për zgjidhjen e çështjeve që lidhen me Iranin nëpërmjet përdorimit të metodës ushtarake do të ketë pasoja katastrofike për Uashingtonin, tha në fjalën e tij shefi i diplomacisë ruse. Ministri i jashtëm i Rusisë ndër të tjera tha se shumë vende kanë arritur në përfundimin se skenarët ushtarake dhe aventureske vetëm sa bllokojnë situatën. Deklarata e ministrit të jashtëm rus bëhet në kushtet kur Republika Islamike e Iranit  gjithmonë ka luajtur rol konstruktiv dhe me ndikim në vendosjen e stabilitetit dhe sigurisë gjatë zhvillimeve rajonale sidomos në Irak dhe në Siri.