Vetoja e dytë e Trump në mbështetje të regjimit Al-Saud
Donald Trump, president i Amerikës, dje në darkë ka përdorur për herë të dytë të drejtën e tij të vetos për të kundërshtuar një rezolutë të Kongresit ku kërkohej parandalimi i shitjes urgjente të armëve për Arabinë Saudite dhe EBA.
Kongresi amerikan për të anuluar veton e presidentit ka nevojë për 2/3 e votave por duke qenë se disa republikanë vazhdojnë të mbështesin politikat e jashtme të presidentit amerikan, marrja e kësaj sasie votash është e pamundur. Përpara kësaj qeveria amerikane me pretekstin e shtimit të tensioneve me Iranin, ka shpallur gjendjen emergjente dhe njoftoi komitetet e Kongresit për shitjen e armatimeve me vlerë 8 miliard dollarë për Arabinë Saudite, EBA dhe Jordaninë. Kjo është hera e dytë që presidenti amerikan Donald Trump përdor veton në mbështetje të krimeve të regjimit Al-Saud në Jemen. Më datë 16 prill Trump ka anuluar një vendim të Kongresit ku ka kërkohej që Amerika t’i jepte fund mbështetjes së saj për koalicionin agresor saudit kundër Jemenit. Trump deri më sot ka mbështetur shumë herë shitjen e armëve për Arabinë Saudite dhe EBA. Që nga koha e nisjes së agresionit saudit kundër Jemenit në vitin 2015, Amerika ka ndihmuar këtë koalicion me informacione dhe me shitjen e armëve. sulmet e Arabisë Saudite kundër Jemenit deri tani kanë rezultuar me vrasjen e mijëra civilëve jemenas, shkatërrimin e infrastrukturës, përhapjen e varfërisë, papunësisë dhe zgjerimin e sëmundjeve ngjitëse dhe infektuese.