FMN parashikon rritje ekonomike të Iranit
(last modified Thu, 25 Jul 2019 14:04:08 GMT )
Korrik 25, 2019 16:04 Europe/Tirane
  • FMN parashikon rritje ekonomike të Iranit

Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e tij ka parashikuar se pas kalimit të dy viteve të vështira, rritja e zhvillimit ekonomik të Iranit nga viti 2020 do të jetë pozitive.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se FMN ditën e mërkurë në raportin më të fundit me titull “Perspektiva ekonomike e botës”, nivelin e zhvillimit të prodhimit të brendshme të Iranit për vitin 2019 e ka vlerësuar të pandryshueshëm në krahasim me raportin e kaluar ndërsa ka parashikuar se Irani në vitin 2020 do të ketë rritje ekonomike 0.2%.

Sipas këtij raporti, niveli i zhvillimit ekonomik të Iranit në vitin e kaluar ka qenë -3.9% dhe duke marrë parasysh vendosjen e sanksioneve të ashpra të njëanshme të Amerikës kundër këtij vendi, këtë vit Irani do të përballet me zhvillim ekonomik deri në -6%.

Zbrazja e efektit të sanksioneve do të luajë rol të rëndësishëm në rritjen pozitive të nivelit të zhvillimit ekonomik të Iranit në vitin e ardhshëm dhe sipas parashikimeve të FMN-së, ky zhvillim pozitiv i ekonomisë së Iranit do të vazhdojë deri në vitin 2024.

 

Tags