Rusia e shqetësuar nga vendosja e armëve nga Amerika në hapësirë
Qeveria Trump pretendon për forcimin e fuqisë ushtarake të Amerikës dhe aktualisht po punon për zbatimin e planit të mëparshëm të saj për vendosjen e sistemeve anti-raketore në hapësirë. Pikërisht ky plan ka ngjallur shqetësimin e rivalëve të Uashingtonit dhe sidomos Moskës.
Sergei Lavrov, ministër i jashtëm i Rusisë rreth planit të Amerikës për dërgimin e armatimeve në hapësirë, këtë vendim e ka quajtur hap drejt garës së armatime. I pranishëm në takimin e ministrave të jashtëm të grupit Brics, shefi i diplomacisë ruse deklaroi se plani i Amerikës për vendosjen e sistemeve anti-raketore në hapësirë është një hap drejt garës së armatimeve dhe shtoi: Moska është e shqetësuar nga programi i Amerikës për vendosjen e armëve në hapësirë dhe këtë plan e cilëson hap për garën e armatime. Presidenti amerikan Donald Trump më 18 qershor të vitit 2018, deklaroi se i ka dhënë urdhër pentagonit për formimin e një force hapësinore si degë e ushtrisë amerikane. Më pas më 19 shkurt të vitit 2019, ai nënshkroi urdhrin e procesit të krijimit të forcës hapësinore të Amerikës për tu përballur me kërcënimet në hapësirë. Urdhri i politikës hapësinore 4, i cili është firmosur nga presidenti Donald Trump, është i mjaftueshëm për krijimin e një dege të re ushtarake. Trump në ceremoninë e nënshkrimit të këtij urdhri deklaroi se forca hapsinore është prioritet i sigurisë kombëtare në Amerikë. Dega e forcës hapsinore në ushtrinë amerikane do të formohet hap pas hapi deri në vitin 2020. Forcat hapësinore do të kenë përgjegjësinë për kryerjen e operacioneve ushtarake në hapësirë mes tyre do të kontrollojnë sistemet satelitore të vendndodhjes ose GPS dhe radarët inspektues që do të ndihmojnë në perceptimin e raketave balistike. Forcat hapësinore të Amerikës përkrah forcave tokësore, ajrore, detare, të marinës, gardës bregdetare, do të jetë dega e gjashtë e forcave të armatosura të Amerikës. Amerika pretendon se kërcënimet hapësinore të armiqve dhe sidomos të Kinës dhe Rusisë janë shtuar shumë vitet e fundit dhe pretendon se ata duan të lëshojnë në hapësirë armë të reja luftarake. Admiral Cecil Haney, ish kreu i komandës strategjike në Amerikë thotë: Amerika duhet të hetojë më shumë mbi kapacitetet e mundshme të armiqve dhe buxhetin e programeve të tyre hapësinore dhe duhet të jetë e përgatitur totalisht. Veprimet hapësinore të Amerikës janë përballur me kritikat e ashpra të rivalëve të saj. Rusia lidhur me këtë ka paralajmëruar Amerikën dhe ka thënë se përballja ushtarake në hapësirë mund të jetë e rrezikshme po aq sa përballja me armë atomike dhe për këtë i ka kërkuar Uashingtonit që të mos përsërisë gabimet e së kaluarës. Qëllimi i Amerikës është që rivalët e saj si Kina dhe Rusia t’i fusë në fushën e garës ushtarake dhe të armatimeve në Hapësirë. Moska nga ana e saj thotë se shkaku që Amerika kundërshton planin e propozuar nga Rusia për ndalimin e aktiviteteve ushtarake në hapësirë është veprimtaria e Uashingtonit për vendosjen e armëve në hapësirë. Lavrov ministër i jashtëm i Rusisë ka thënë: Rusia dhe Kina në konferencën e çarmatimit në Gjenevë kanë propozuar një plan për të parandaluar dërgimin e armatimeve në hapësirë dhe ne falënderojmë mbështetjen e anëtarëve të Brics ndaj kësaj rezolute të trajtuar në AP të OKB. Amerika mundohet të vendosë sisteme të mbrojtjes raketore me teknologjinë laser në hapësirë me qëllim që të vërtetojë supremacinë e saj ushtarake mirëpo një veprim i tillë dobëson akoma më shumë sigurinë botërore dhe e ve atë në rrezik të madh.