Ish punonjës të administratës amerikane kritikon ashpër Donald Trump për racizmin
148 punonjës afrikanë të ish-qeverisë së Shteteve të Bashkuara kanë mbështetur veprimtarinë e katër demokratëve të Kongresit në përballjen e tyre kundër politikave raciste të Trump.
Këta punëtorë afrikano-amerikanë, të ish-Presidentit të SHBA Barack Obama, mbështetën të shtunën pjesëtarët Demokratë të Kongresit në një memorandum të përbashkët për Uashingtonin për të kundërshtuar politikat raciste të presidentit aktual Donald Trump. Ilhan Omar, Alexandria Ocasio-Cortez, Ayanna Pressley, Rashida Tlaib, janë katër kongresmenët demokratë që kanë nxjerrë memorandumin kundër politikave raciste të presidentit amerikan. Në këtë memorandum, janë shprehur kritika ndaj pasivitetit kundër racizmit dhe diskriminimit gjinor në qeverinë e Donald Trump. Trump me një deklaratë raciste kohët e fundit u bëri thirrje katër kongresmenëve për t'u kthyer në vendet e tyre. Ky ton fyes, përveç kritikave në Shtetet e Bashkuara, gjithashtu çoi në një reagim negativ nga vendet e tjera, mes tyre të kancelares gjermane Angela Merkel e cila ka kritikuar pikëpamjet e Trump ndaj katër kongresmenëve femra.