Një prej gazetave angleze pohon supremacinë ushtarake të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89830-një_prej_gazetave_angleze_pohon_supremacinë_ushtarake_të_iranit
Një prej gazetave angleze në një prej artikujve të saj ka pohuar supremacinë ushtarake të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 27, 2019 16:31 Europe/Tirane
  • Një prej gazetave angleze pohon supremacinë ushtarake të Iranit

Një prej gazetave angleze në një prej artikujve të saj ka pohuar supremacinë ushtarake të Iranit.

Gazeta Global for Power, në një raport të saj ka bërë krahasimin e fuqisë ushtarake të Iranit dhe të Britanisë së Madhe dhe ka pohuar faktin se Britania për nga numri i forcave ushtarake, fuqisë ushtarake tokësore dhe detare dhe për nga burimet e naftës është mbrapa Iranit. Në analizimin e fuqisë ushtarake të Iranit dhe Britanisë së Madhe për vitin 2019, nga mesi i 137 vendeve të botës, Irani dhe Britania e Madhe janë renditur në vendin e 8-të dhe të 14-të. Raporti në fjalë flet edhe për supremacinë e Iranit për nga popullsia. Aktualisht Britania e Madhe për shkak të mungesës së flotës detare po mundohet të krijojë një aleancë evropiane për shoqërimin e anijeve tregtare në gjirin Persik. Hasan Ruhani president i Republikës Islamike të Iranit ditën e mërkurë njoftoi se përgjegjësia kryesore për ruajtjen e ngushticës së Hormuzit dhe të Gjirit persik qëndron mbi Iranin dhe vendet fqinje. Presidenti Ruhani falënderoi gardën revolucionare për bllokimin e anijes angleze në ngushticën e Hormuzit dhe tha: Irani nuk do të lejojë askënd që të destabilizojë sigurinë në Gjirin Persik dhe ngushticën e Hormuzit.