Shtohen mosmarrëveshjet e Amerikës dhe aleatëve të saj mbi Iranin
Disa analistë politikë thonë se mungesa e besimit rreth objektivit të Amerikës ka shkaktuar dyshime tek partnerët evropianë të Amerikës lidhur me bashkëpunimin e tyre në aleancën detare kundër Iranit.
Rrjeti i lajmeve Hill ka cituar paralajmërimet e ekspertëve politikë të cilët shprehen për intensifikimin e polemikave amerikano-britanike rreth asaj se si të merren me Iranin. Ky grup ekspertësh citon deklaratën e javës së kaluar të ish-ministri i Jashtëm Jeremy Hunt se vendi i tij nuk kishte ndërmend të bashkohej me "fushatën maksimale të presionit kundër Iranit" dhe se Anglia dëshiron ruajtjen e marrëveshjes bërthamore. Sipas këtyre ekspertëve duke qenë se Anglia ka pranuar vetëm të shtojë praninë e saj ushtarake në rajon, kjo tregon shenjë jo të mirë në marrëdhëniet strategjike Angli-Amerikë. Kjo është në kohën kur Mike Pompeo sekretari amerikan i shtetit në përgjigje kishte thënë se Anglia duhet të mbrojë vetë anijet e saj. Sipas ekspertëve, ajo që amerikan dhe partnerët e saj si Anglia nuk mund të bien dakord për një çështje kaq të thjeshtë, kjo është e tmerrshme. Nga ana tjetër ekspertët thonë se Franca dhe Gjermania megjithëse janë shprehur në mbështetje të Anglisë në çështjen e bllokimit të anijes Stena Impero nga ana e Iranit, nuk janë treguar të interesuar për bashkëpunimin e tyre në aleancën detare të propozuar nga Amerika. si rezultat ashtu siç ka thënë edhe Mark Esper, sekretari amerikan i mbrojtjes, Uashingtoni në zbatimin e këtij plani ka mbetur i vetëm. Esper ka thënë: deri në atë kohë kur të jetë e nevojshme dhe rreziku të eksitojë do të vazhdojmë shoqërimin e anijeve tona. John B. Alkterman, ekspert i sigurisë kombëtare në institutin “ Qendra e studimeve strategjike dhe ndërkombëtare”, në një intervistë për rrjetin e lajmeve Hill ka thënë : Vonesa e Anglisë në bashkimin e saj në aleancën e patrullimeve detare të Amerikës tregon distancimin e vazhdueshëm të Uashingtonit dhe Londrës mbi çështjen e Iranit. Sipas shumë ekspertëve, në periudhat e kaluara në kohën kur ekzistonte ndonjë problem në gjirin Persik, vendet e tjera i bashkoheshin Amerikës, mirëpo tani mungesa e besimit mbi vullnetin e Amerikës dhe dyshimet mbi ndihmat e Uashingtonit ndaj këtyre vendeve janë bërë shkak për shfaqjen e reagimeve të ndryshme. Sipas tyre kjo është një situatë humbje-humbje. Një pjesë e këtij dyshimi ka lindur nga frika e tërheqjes së Amerikës në një luftë ushtarake me Iranin dhe një pjesë tjetër ka lindur për shkak të hakmarrjes së Iranit ndaj vendeve të tjera për shkak se ata kanë ndjekur Uashingtonin ndërkohë që nuk kanë mbështetjen e tij. pas bllokimit të jashtëligjshëm të anijes iraniane në ujërat ndërkombëtare në afërsi të ngushticës së Gjibraltarit më 4 korrik, e cila u bllokua nga forcat angleze, garda revolucionuare e Iranit më 19 korrik bllokoi një anije me naftë të Anglisë për shkak se nuk ka respektuar normat dhe dispozitat ndërkombëtare. Plani amerikan i quajtur “ Rojet e ngushticës” përbëhet nga një forcë shumëkombëshe detare me anë të të cilit pretendohet se do të mbrohet siguria në Gjirin Persik. Ky plan nuk është mirëpritur nga evropianët.