Shtyhet anulimi i sanksioneve bërthamore kundër Iranit
Këshilltari për siguri kombëtare në Shtëpinë e Bardhë ka deklaruar se Amerika ka shtyrë edhe për 90 ditë pezullimin e sanksioneve kundër programit bërthamor të Iranit.
John Bolton, në një intervistë për Fox Bussines shtoi se evropianët, Rusia dhe Kina mund të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre jo ushtarak bërthamor me Teheranin. Pas një dialogu të gjerë të brendshëm politik në Amerikë, presidenti amerikan në mesin e kësaj jave do të nënshkruajë vendimin për pezullimin e 5 pikave të sanksioneve bërthamore mbi Iranin. Pezullimi i këtyre sanksioneve, ka ngjallur reagimin negativ të autoriteteve anti-iraniane të Uashingtonit ndërkohë që Kina, Rusia dhe vendet evropiane kanë mirëpritur vendimin e presidentit amerikan. Kjo çështje tregon se brenda në qeverinë amerikane ekzistojnë polemika të gjera për mënyrën e zbatimit të politikës për presione maksimale kundër Iranit. Donald Trump presidenti amerikan më 8 maj të vitit 2018 ka nxjerrë Amerikën nga marrëveshja bërthamore dhe rivendosi sanksionet që më parë ishin hequr për shkak të nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje. Irani për një vit duroi duke zbatuar në formë të plotë marrëveshjen bërthamore mirëpo pas shtimit të sanksioneve, njëkohësisht me përvjetorin e tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, nisi procesin për uljen e zotimeve të tij në kuadër të kësaj marrëveshjeje.