Dronë terroristë mbi Evropë?
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89982-dronë_terroristë_mbi_evropë
Komisioni Evropian paralajmëroi kundër përdorimit të dronëve për qëllime terroriste dhe synon që në të ardhmen të sigurojë mbështetje më të madhe për Shtetet Anëtare të BE-së në lidhje me masat e mbrojtjes.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Gusht 03, 2019 21:05 Europe/Tirane
  • Dronë terroristë mbi Evropë?

Komisioni Evropian paralajmëroi kundër përdorimit të dronëve për qëllime terroriste dhe synon që në të ardhmen të sigurojë mbështetje më të madhe për Shtetet Anëtare të BE-së në lidhje me masat e mbrojtjes.

"Dronët po bëhen gjithnjë e më të fuqishëm dhe inteligjentë, duke i bërë ata gjithnjë e më tërheqës për përdorim të ligjshëm, por edhe për akte armiqësore", tha Komisioneri i Sigurisë i BE Julian King. Në kontekstin e një zhvillimi të shpejtë të teknologjisë së dronëve, Komisioni Evropian do të studiojë "kërcënimin që shfaqet sot dhe çfarë do të bëjë në të ardhmen", tha King. Ai shtoi: "Ne mbështesim Shtetet Anëtare të BE-së në krijimin e rrjeteve për shkëmbimin e informacionit, rritjen e angazhimit ndërkombëtar dhe fondet për projektet ndaj kërcënimit të dronëve. " Sipas gazetës Die Welt am Sonntag, që citon burime të mirë-informuara, Njësia Franceze kundër Terrorizmit (UCLAT) publikoi një raport të fshehtë në përgatitje të raportit përfundimtar të Komitetit Special për Terrorizmin. Sipas këtyre dokumenteve, Njësia Franceze kundër Terrorizmit ka paralajmëruar rrezikun e një sulmi të mundshëm terrorist në një stadium futbolli me anë të një droni pa pilot. Një dron i tillë mund të pajiset me agjentë të luftës biologjike.