Krerët demokratë: Ligji për armëmbajtjen duhet reformuar
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89999-krerët_demokratë_ligji_për_armëmbajtjen_duhet_reformuar
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve dhe udhëheqësja e Demokratëve në Senatin e SHBA ka kërkuar një ligj të rishikuar për armëmbajtjen në Amerikë pas një të shtënash vdekjeprurëse në Teksas.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 04, 2019 03:26 Europe/Tirane
  • Krerët demokratë: Ligji për armëmbajtjen duhet reformuar

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve dhe udhëheqësja e Demokratëve në Senatin e SHBA ka kërkuar një ligj të rishikuar për armëmbajtjen në Amerikë pas një të shtënash vdekjeprurëse në Teksas.

Pas një të shtënave të shtunën në El Paso të Teksasit ku u vranë ose plagosën rreth 60 njerëz, udhëheqësit demokratë në Kongres përsëri ngritën çështjen e rishikimit të ligjit të mbajtjes së armëve të zjarrit. Duke folur në një deklaratë, kryetarja e Dhomës Nancy Pelosi tha se shumë familje në bashkësi të ndryshme amerikane duhet të durojnë për  çdo ditë frikën e dhunës me armë dhe Senati Republikan vazhdon të anashkalojë detyrën jetësore të mbrojtjes së burrave, grave dhe fëmijëve. Udhëheqësi Demokratik i Senatit, Chuck Schumer gjithashtu shkroi në faqen e tij në Twitter: "Situata në El Paso është e trishtueshme dhe ne duhet të ndërmarrim veprime për t'i dhënë fund dhunës me armë zjarri në Shtetet e Bashkuara." Një i ri i armatosur me armë zjarri qëlloi njerëzit në dyqanin zinxhir Walmart në El Paso në Teksas, të shtunën, duke vrarë të paktën 20 njerëz dhe duke plagosur 24 të tjerë. Sipas Qendrës së Statistikave të Dhunës së Armatosur në Shtetet e Bashkuara, që nga fillimi i vitit 2019, ka pasur 32.850 të shtëna në Shtetet e Bashkuara, duke rezultuar në 8.656 vdekje dhe 17,168 plagosje.