Parisi: Nuk kemi nevojë për leje për të negociuar me Iranin
(last modified Fri, 09 Aug 2019 19:37:18 GMT )
Gusht 09, 2019 21:37 Europe/Tirane
  • Parisi: Nuk kemi nevojë për leje për të negociuar me Iranin

Diplomati më i lartë i Francës ka thënë se Parisi "nuk ka nevojë për leje" për t'u përfshirë në dialog me Iranin, duke iu përgjigjur një postimi të mëhershëm të bërë nga Presidenti amerikan Donald Trump,  i cili kritikoi Presidentin Francez Emmanuel Macron mbi këtë çështje.

"Për Iranin, Franca flet me sovranitet të plotë. Parisi po punon shumë për paqen dhe sigurinë në rajon, po punon për të lehtësuar një ulje të tensioneve dhe nuk ka nevojë për leje për ta bërë këtë," tha Ministri i Jashtëm Jean-Yves Le Drian në një deklaratë të premten. "Kjo është ajo që po bën Presidenti Macron, në transparencë të plotë me partnerët tanë, mbi të gjitha me partnerët tanë evropianë," tha Le Drian të premten, duke shtuar se Macron "qartësisht po i mbante të informuara autoritetet amerikane". Të enjten, 8 gusht, Presidenti amerikan Donald Trump tha se askush nuk lejohej të fliste me Iranin në emër të Shteteve të Bashkuara dhe akuzoi Presidentin Francez Emmanuel Macron se dërgon "sinjale kontradiktore" në Teheran në lidhje me negociatat e mundshme. Trump, i cili është nën zjarrin e kritikave për drejtimin e një fushate të "presionit maksimal ndaj Iranit" për ta detyruar Teheranin të negociojë  me Uashingtonin, po u drejtohet akuzave të reja për të justifikuar refuzimin e udhëheqësve iranianë për të negociuar me të.

 

Tags