Shtohet numri i azilkërkueseve në vendet evropiane
Në gjysmën e parë të vitit 2019 numri i kërkesave të azilantëve në vendet evropiane është shtuar shumë.
Sipas një raporti të agjencisë Xinhua, zyra për emigracionin në Evropë ka nxjerrë një deklaratë ku vihet re se numri i azilkërkuesve në BE dhe sidomos në Norvegji dhe Zvicër është shtuar me 10% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në këtë deklaratë thuhet se numri i kërkesave për azil në muajin gusht është ulur dhe kjo për shkak të pushimeve verore ku punohet më pak. Duke pasur parasysh numrin e emigrantëve që kanë humbur jetën në det dhe të atyre që u është bllokuar futja në BE, numri i azilkërkuesve është shumë herë më i lartë sesa kërkesat e bëra për azil. Vendet e BE deri tani nuk kanë arritur të bien dakord për kuotën e shpërndarjes së emigrantëve nëpër vendet anëtare.