Arrestohen 13 persona gjatë protestave në Portland
https://parstoday.ir/sq/news/world-i90279-arrestohen_13_persona_gjatë_protestave_në_portland
Pas përplasjeve mes grupeve raciste dhe anti-fashiste në Portland të Amerikës, 6 persona janë plagosur dhe 13 janë arrestuar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 18, 2019 06:41 Europe/Tirane
  • Arrestohen 13 persona gjatë protestave në Portland

Pas përplasjeve mes grupeve raciste dhe anti-fashiste në Portland të Amerikës, 6 persona janë plagosur dhe 13 janë arrestuar.

Agjencia Rusia Today njoftoi se përleshjet janë zhvilluar gjatë protestave të organizuara në Portland ku ka pasur konfrontime fizike mes të djathtëve raciste dhe të majtëve anti-fashistë. Protesta ka lindur pasi Donald Trump në një mesazh të tij në Twitter ka deklaruar se synon të fusë grupet e ekstremit të majtë në listën e grupeve terrorsite. Kanali CNN shkruan se mesazhi i Trump ka inkurajuar grupet e ekstremit të djathtë që janë përkrahës të tij të ushtrojnë dhunë ndaj grupeve të tjera në Protland. Autoritetet e Portlandit janë të shqetësuar nga mundësia e përsëritjes së ngjarjeve të vitit 2017 në Virxhinia. Në ato ngjarje një person i ekstremit të djathtë me automjetin e tij ka sulmuar dhe shtypur një grup njerëzisht që shkaktoi vdekjen e 1 dhe plagosjen e 35 personave të tjerë. Që nga koha e ardhjes në pushtet të Donald Trump, janë shtuar dhe forcuar shumë grupet e ekstremit të djathtë dhe të racizmit në Amerikë.