Italia pa kryeministër, presidenti merr në dorë kryesinë e qeverisë
Pas zyrtarizimit të dorëheqjes së Contes në Presidencë, Italia do të drejtohet nga Presidenti Sergio Mattarella.
Është ai që do vendos për skenarët e mundshëm qeverisës: një mazhorancë, një qeveri teknike ose zgjedhje të parakohshme. Pritet që Mattarella të nis bisedimet me forcat politike Ndërkohë Matteo Renzi ka hedhur hipotezën e një mazhorance të re 5 Yje e PD. Gjithçka varet nga vendimi që do marr Mattarella për të ardhmen qeverisëse. "Shfrytëzoj këtë mundësi për të njoftuar se do t'ia paraqes dorëheqjen time si kreu i qeverisë Presidentit të Republikës,"-tha ai. Pasi sulmoi ashpër patnerin e tij të koalicionit Matteo Salvini, kryeministri i Italisë Giuseppe Conte është shprehur se do japë dorëheqjen. Conte tha se Salvini është treguar i "papërgjegjshëm" duke çuar në krijimin e një krize të re politike për Italinë për "interesa personale dhe partiake". Salvini, udhëheqësi i partisë nacionaliste të Lidhjes, kishte ngritur një mocion mosbesimi kundër Conte. Ai tha se nuk mund të punonte më me partnerët e tij të koalicionit Pesë Yjet. Duke iu drejtuar Senatit të martën, kryeministri Conte tha që udhëheqësi i Lidhjes kishte "kërkuar një pretekst për t'u rikthyer në votime" që nga suksesi i partisë së tij në zgjedhjet evropiane në maj. Në ato zgjedhje, Lidhja mori 34% të votave në Itali, ndërsa Pesë Yjet morën rreth 17%. Conte paralajmëroi gjithashtu se Salvini kishte minuar funksionin e qeverisë. "Shfrytëzoj këtë mundësi për të njoftuar se do t'ia paraqes dorëheqjen time si kreu i qeverisë Presidentit të Republikës,"-tha ai.