Trillimet e Pompeo kundër Iranit në takimin e KS të OKB
https://parstoday.ir/sq/news/world-i90340-trillimet_e_pompeo_kundër_iranit_në_takimin_e_ks_të_okb
Sekretari amerikan i shtetit edhe një herë ka përsëritur akuzat dhe pretendimet e tij boshe kundër Republikës Islamike të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 21, 2019 03:33 Europe/Tirane
  • Trillimet e Pompeo kundër Iranit në takimin e KS të OKB

Sekretari amerikan i shtetit edhe një herë ka përsëritur akuzat dhe pretendimet e tij boshe kundër Republikës Islamike të Iranit.

Mike Pompeo, në takimin e radhës të KS të OKB ku janë analizuar sfidat mbi paqen dhe sigurinë në Azinë Perëndimore, edhe një herë ka akuzuar Iranin për mbështetjen e terrorizmit dhe ka pretenduar se Irani po mundohet të zgjerojë terrorin në Irak, Siri dhe në Jemen. Sekretari amerikan i shtetit lidhur me uljen e zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore, veprim që është kryer në bazë të neneve 26 dhe 36 të kësaj marrëveshjeje, tha se ky veprim është shkelje e marrëveshjes bërthamore dhe pretendoi se programi paqësor bërthamor i Iranit bie ndesh me dispozitat ndërkombëtare. Donald Trump më 8 Maj pasi përsëriti pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe rivendosi sanksionet amerikane kundër Iranit. Irani më 8 maj 2019, njëkohësisht me përvjetorin e tërheqjes së jashtëligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe në reagim ndaj moszbatimit të zotimeve nga pala evropiane, në përputhje me paragrafët 26 dhe 36 të marrëveshjes bërthamore mori vendim për uljen e zotimeve të tij në kuadër të kësaj marrëveshjeje. Në fazën e parë të uljes së zotimeve Irani ka shtuar nivelin e prodhimit të uraniumit të pasuruar ndërsa në fazën e dytë Irani njoftoi ngritjen e gradës së pasurimit të uraniumit, vendim që u mor pas 60 ditësh që Irani i kishte dhënë afat Evropës për zbatimin e zotimeve të saj.