Ajetollah Khamenei: India të ndjekë një politikë të drejtë ndaj Kashmirit
Lideri Suprem i Revolucionit Islamik ka shprehur shqetësimin për tensionet në Kashmir, duke i kërkuar Indisë që të ndjekë një politikë të drejtë në lidhje me popullin e rajonit me shumicë myslimane.
"Ne mbajmë marrëdhënie të mira me qeverinë indiane, por nga qeveria indiane presim të miratojë një politikë të drejtë ndaj popullit dinjitoz të Kashmirit, në mënyrë që myslimanët e rajonit të mos jenë nën presion," tha të mërkurën Ajetollah Khamenei në një takim me Presidentin iranian Hasan Ruhani dhe anëtarët e kabinetit qeveritar. Lideri Suprem e përshkroi situatën e tanishme në Kashmir dhe mosmarrëveshjen midis Indisë dhe Pakistanit mbi këtë rajon si rezultat i "vendimeve të këqija" të Britanisë kur u largua nga nënkontinenti Indian. "Për të zgjatur konfliktin në Kashmir, britanikët qëllimisht e lanë këtë plagë të hapur në rajon," tha Lideri Suprem i Revolucionit Islamik. Kashmiri është ndarë midis Indisë dhe Pakistanit që nga pavarësia e tyre nga Britania në vitin 1947. Rajoni i diskutueshëm pretendohet plotësisht nga të dy palët, të cilat kanë zhvilluar tre luftëra për këtë rajon.