Pompeo zbut Danimarkën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i90376-pompeo_zbut_danimarkën
Në mesin e sherrit publik mbi Groenlandën që e shtyu presidentin Donald Trump të anulonte vizitën në Danimarkë, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka dalë me lavdërime për këtë vend.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Gusht 22, 2019 22:10 Europe/Tirane
  • Pompeo zbut Danimarkën

Në mesin e sherrit publik mbi Groenlandën që e shtyu presidentin Donald Trump të anulonte vizitën në Danimarkë, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka dalë me lavdërime për këtë vend.

Përmes telefonatës së bërë homologut danez, Jeppe Kofod, Pompeo u kujdes të shprehte vlerësim të lartë për bashkëpunimin me Danimarkën si aleat i Shteteve të Bashkuara, duke u përpjekur kësisoj të tregonte se raportet dypalëshe janë mjaft të mira pavarësisht incidentit. Trump reagoi keq ndaj kundërshtimit që i bëri kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, idesë së tij, dhe e quajti “të ligë” shefen e ekzekutivit danez, që nga ana e saj e kishte cilësuar si “absurd” pretendimin e kreut të Shtëpisë së Bardhë mbi territorin autonom danez. Përpjekjet e presidentit amerikan, analistët i shohin si tentativë për të marrë nën influencë Arktikun me potencial të madh zhvillimi dhe burime të bollshme natyrore. Interesi për rajonin polar që përfshin SHBA-në, Kanadanë, Norvegjinë e Danimarkën është shtuar ndjeshëm; së fundmi, deri edhe Kina, që nuk ka asnjë territor atje, ka nisur të shfaqë pretendime.