Protesta kundër luftës në Detroit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i90427-protesta_kundër_luftës_në_detroit
Me qindra aktivistë të paqes në Detroit janë ngritur në protesta për të kundërshtuar luftën në Jemen.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 25, 2019 05:37 Europe/Tirane
  • Protesta kundër luftës në Detroit

Me qindra aktivistë të paqes në Detroit janë ngritur në protesta për të kundërshtuar luftën në Jemen.

Agjencia Fars e lajmeve njofton se një grup aktivistë të paqes në Detroit të Michinganit në protestat e tyre kanë kërkuar t’i jepet fundit luftës në Jemen dhe sidomos bashkëpunimit të Amerikës në këtë luftë. Henan Jahja një prej të pranishmëve në këtë luftë thotë: Roli i Amerikës është themelor dhe nëse arrijmë t’i japim fund mbështetjes së saj, atëherë do të vërejmë fundin e luftës në Jemen. Ne prej mëse 4 vitesh jemi futur në këtë luftë dhe për këtë duhet të ndërpresim mbështetjen për krimet e luftës. Jemeni nuk mund të presë më shumë se kaq. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.  Rashida Tlaib, kongresmene demokrate e Detroit e pranishme në protestat e së premtes ka thënë: Ne në Amerikë duhet të kemi me të vërtetë guxim politik që të flasim kundër luftës në Jemen.