Nis funksionimi i aleancës detare amerikane me tre vende të anëtare
Aleanca detare e Amerikës në Gjirin Persik, që sipas saj ka për qëllim garantimin e sigurisë së kalimit të anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit dhe në Gjirin Persik, ka nisur zyrtarisht punën e saj.
Aleanca është e formuar vetëm nga Amerika, Anglia, Bahrejni dhe Australia të cilët janë shprehur të gatshëm për formimin e këtij koalicioni. Mark Esper sekretari amerikan i mbrojtjes ka pretenduar se prania e Amerikës dhe e aleatëve të saj në rajon, ashtu siç ka pretenduar ai, ka mundur të parandalojë më shumë veprime të Iranit në rajon. Ai gjithashtu në një pjesë të fjalimit të tij pretendoi se Amerika synon të vendosë balancë diplomatike dhe të zgjidhë çështjet me Iran në formë diplomatike gjë e cila është një prej objektivave të formimit aleancës dhe që ka për qëllim parandalimin e daljes së Iranit nga rruga diplomatike. Disa ditë më parë dhe menjëherë pas rrëzimit të dronit amerikan në territorin e Iranit dhe pranë ngushticës së Hormuzit, Amerika mori vendim për krijimin e aleancës detare në rajon. Megjithëse Uashingtoni ka bërë një propagandë të gjerë për formimin e kësaj aleance, vetëm 3 vende d.m.th. Anglia, Bahrejni dhe Australia janë shprehur të gatshëm të anëtarësohen në këtë aleancë. Kohë më parë qeveria gjermane në formë të drejtpërdrejtë ka refuzuar kërkesën për t’iu bashkuar aleancës në fjalë.