Trump: 8600 forca amerikane do të qëndrojnë në Afganistan
https://parstoday.ir/sq/news/world-i90525-trump_8600_forca_amerikane_do_të_qëndrojnë_në_afganistan
Presidenti amerikan ka thënë se në rast të një akordi me Talebanët, Amerika do të mbajë në Afganistan 8600 forca ushtarake.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 30, 2019 05:23 Europe/Tirane
  • Trump: 8600 forca amerikane do të qëndrojnë në Afganistan

Presidenti amerikan ka thënë se në rast të një akordi me Talebanët, Amerika do të mbajë në Afganistan 8600 forca ushtarake.

Në një intervistë për Fox News presidenti amerikan ka thënë se numri i trupave amerikane në Afganistan do të reduktohet deri në 8600 ushtarë dhe për të ardhmen e tyre do të merret vendim më vonë, në rast se Uashingtoni arrin një akord me grupin Taleban. Aktualisht Amerika në Afganistan ka rreth 14 mijë forca ushtarake. Grupi Taleban ka kërkuar largimin e forcave amerikane nga Afganistani në rast të një akordi me Amerikën në shkëmbim të premtimit për moskthimin e Afganistanit në një vend për grupet radikale. Amerika ka sulmuar Afganistanin që prej vitit 2001 me qëllim luftimin e terrorizmin dhe garantimin e sigurisë së këtij vendi që përkundrazi është kthyer në një vend të pasigurt dhe ku prodhimi i drogës është shtuar.