Krijohet forca ushtarake hapësinore e Amerikës
Me urdhër të presidentit amerikan, është krijuar forca ushtarake hapësinore.
Donald Trump ka njoftuar krijimin zyrtar të forcës ushtarakë hapësinore në Amerikë të quajtur “ Komanda Hapësinore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. Trump për të justifikuar këtë veprim ka deklaruar se armiqtë e Amerikës kanë militarizuar orbitën dhe me teknologjitë e tyre kërcënojnë satelitët amerikanë. Sipas presidentit amerikan, këtej e tutje jo vetëm toka, ajri dhe deti por edhe hapësira do të monitorohet në formë të pavarur nga komanda ushtarake amerikane. Urdhri paraprak për formimin e njësisë ushtarakë hapësinore në ushtrinë amerikane u dha nga presidenti amerikan në shkurt të vitit 2019. Aktualisht forcat hapësinore të ushtrisë amerikane kontrollojnë 80% të operacioneve në hapësirë dhe sipas tyre krijimi i komandës së re vetëm sa do të shtojë burokracinë në ushtri. Konkurrenca më e lartë në hapësirë bëhet nga Amerika dhe Rusia dhe ajo ka nisur që nga koha e dërgimit të satelitit të parë në orbitë.