Trump: Sanksionet e Iranit nuk do të hiqen
Presidenti amerikan duke refuzuar planin e Francës për Iranin, tha se sanksionet kundër Iranit nuk do të hiqen.
Donald Trump të mërkurën përsëriti pretendimet e tij boshe se Irani po kërkon dialog për të arritur një marrëveshje të re. Paketa e propozuar e Francës për Iranin është që të nisë një linjë kredie prej 15 miliardë dollarësh për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore, raportojnë burimet e lajmeve. Por Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian tha të martën se propozimi i Francës për t'i dhënë Iranit një linjë kredie prej 15 miliardë dollarësh është subjekt i miratimit të SH.B.A. Ministri Francez i Jashtëm, ndërkohë, tha se konsultimet ishin duke u zhvilluar për hapjen e linjës së kredisë, për të cilën nafta e Iranit është një garanci. Presidenti iranian Hasan Ruhani të mërkurën në një takim të kabinetit tha se pavarësisht se janë zgjidhur një pjesë e rëndësishme të mosmarrëveshjeve me Evropën, akoma nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare dhe për këtë faza e tretë e uljes së zotimeve do të nisë nga e premtja.