Rusia deklaron gatishmërinë për dialog me Amerikën
(last modified Thu, 05 Sep 2019 13:08:26 GMT )
Shtator 05, 2019 15:08 Europe/Tirane
  • Rusia deklaron gatishmërinë për dialog me Amerikën

Ministri i punëve të jashtme të Rusisë deklaroi se Moska është e gatshme për rifillimin e bisedimeve me Amerikën.

Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, në një prononcim për media, në mënyrë të qartë deklaroi se autoritetet e Moskës janë të gatshme që të rifillojnë bisedimet me autoritetet e Amerikës në një kornizë të cilën e shikon më të lehtë Uashingtoni.

Lavrov tha se pavarësisht kësaj gatishmërie të Moskës, Uashingtoni po vazhdon vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë pa paraqitur ndonjë argument të arsyeshëm. Ministri i punëve të jashtme të Rusisë shtoi se marrëdhëniet Moskë-Uashington janë dobësuar pavarësisht planeve të Trump për normalizimin e marrëdhënieve bilaterale.