Raketat e reja ruse pas INF
(last modified Thu, 05 Sep 2019 20:23:44 GMT )
Shtator 05, 2019 22:23 Europe/Tirane
  • Raketat e reja ruse pas INF

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi të enjten (5 shtator) se Rusia do të prodhojë raketa të ndaluara nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme (INF), i cili përfundoi muajin e kaluar .

Putin, megjithatë, shtoi se Moska nuk do t'i vendosë ato nëse Shtetet e Bashkuara nuk e bëjnë këtë më parë. Duke folur në Forumin Ekonomik Lindor në qytetin rus Vladivostok, Putin tha se Moska u kishte kërkuar SHBA-ve që të evitonin garën e armëve midis dy ish armiqve të Luftës së Ftohtë, por Uashingtoni kishte bërë veshin e shurdhër, sipas Reuters. "Sigurisht, ne do të prodhojmë raketa të tilla," tha Putin, duke përsëritur premtimin e Moskës për të mos vendosur ndonjë raketë të re, nëse Shtetet e Bashkuara nuk e bëjnë këtë më parë. Udhëheqësi rus tha se ishte i shqetësuar për spekulimet e SHBA-së për vendosjen e raketave në Japoni dhe Korenë e Jugut, një vendosje për të cilën ai tha se do të mbulonte një pjesë të Rusisë. Presidenti rus tha se ai kohët e fundit i propozoi Presidentit të SHBA Donald Trump të blejë një nga armët bërthamore hipersonike të zhvilluara nga Moska. Ai tha se Trump e refuzoi ofertën dhe tha se Uashingtoni po prodhonte të tijat. Në Shtetet e Bashkuara, raketa hipersonike Kinzhal, e cila mund të mbajë një kokë bërthamore, konsiderohet arma më e rrezikshme ruse.

 

Tags