Zgjidhet kryetari i ri i INSTEX-it
https://parstoday.ir/sq/news/world-i90709-zgjidhet_kryetari_i_ri_i_instex_it
Mediat e Gjermanisë kanë njoftuar ish-diplomati i këtij vendi është zgjedhur kryetar i ri i mekanizmit financiar të Evropës me Iranin (INSTEX).
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 06, 2019 08:16 Europe/Tirane
  • Zgjidhet kryetari i ri i INSTEX-it

Mediat e Gjermanisë kanë njoftuar ish-diplomati i këtij vendi është zgjedhur kryetar i ri i mekanizmit financiar të Evropës me Iranin (INSTEX).

Faqja informative e revistës “Spiegel” ka njoftuar se në negociatat që ka zhvilluar ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë me partnerët e tjerë evropianë, Michael Erhard Bock, ish-ambasadori i Gjermanisë në Kolumbi, Egjipt dhe Suedi, është zgjedhur kryetar i ri i mekanizmit financiar INSTEX.

Bernd Erbel, kryetari i parë i INSTEX-it, në fillim të muajit gusht ka dhënë dorëheqje nga ky post.

INSTEX ose sistemi për mbështetjen e shkëmbimit tregtar është një mekanizëm special financiar të cilin e kanë krijuar Franca, Gjermania dhe Britania si palë evropiane të marrëveshjes bërthamore me Iranin në janar të vitit 2019, për të lehtësuar shkëmbimet tregtare me Iranin në kushtet e sanksioneve të Amerikës.