Maas: Gjermania optimiste për shpëtimin e marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i90804-maas_gjermania_optimiste_për_shpëtimin_e_marrëveshjes_bërthamore
Ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë në reagim ndaj hapit të tretë të Iranit për reduktimin e zotimeve në kuadër të marrëveshjes bërthamore, deklaroi se Gjermania akoma është optimiste për ta shpëtuar marrëveshjen bërthamore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 09, 2019 09:58 Europe/Tirane
  • Maas: Gjermania optimiste për shpëtimin e marrëveshjes bërthamore

Ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë në reagim ndaj hapit të tretë të Iranit për reduktimin e zotimeve në kuadër të marrëveshjes bërthamore, deklaroi se Gjermania akoma është optimiste për ta shpëtuar marrëveshjen bërthamore.

Heiko Maas, ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë, në një intervistë me gazetën gjermane “Funke”, ka thënë: “Akoma mund të gjendet një rrugëzgjidhje për ta shpëtuar marrëveshjen bërthamore, mirëpo vetëm evropianët nuk kanë mundësi të bëjnë një gjë të tillë!”.

Maas shtoi se nëse Irani nuk respekton zotimet e tij të tjera, atëherë ka dërguar një sinjal shumë të gabuar.

Ministri i jashtëm gjerman në vazhdim ka kërkuar kthimin e Teheranit në respektimin e plotë të marrëveshjes bërthamore.

Vlen të theksohet se Amerika më 8 maj të vitit 2018, në mënyrë të njëanshme ka dal nga marrëveshja bërthamore e nënshkruar mes Iranit dhe vendeve të Grupit 5+1 në vitin 2015. Në kundërpërgjigje të këtij veprimi të Amerikës, Republika Islamike e Iranit pas durimit strategjik një vjeçar dhe pasi nuk u plotësuan interesat e saj, ka marrë tre hapa për reduktimin e zotimeve të Teheranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore.