Takhtravançi ka akuzuar Amerikën për shkeljen e traktatit NPT
Përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB ka theksuar se përgjegjësinë kolektive në ndalimin e çfarëdo lloj testimeve dhe shpërthimeve të armëve bërthamore, ndërsa Amerikën e akuzuar për shkeljen e traktatit për ndalimin e përhapjes së armëve bërthamore (NPT) për arsye të daljes së Uashingtonit nga traktatet përkatëse dhe për krijimin e rivalitetit në modernizimin e armëve bërthamore.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Maxhid Takhtravançi, përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në OKB, ditën e hënë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB me temë “Dita e kundërshtimit të testimeve të armëve bërthamore”, e ka quajtur shqetësuese rivalitetin e krijuar për modernizimin e armëve bërthamore dhe ka thënë: “Në kohën kur disa vende që posedojnë armë bërthamore, posedojnë programe për zhvillimin e armëve bërthamore me funksion të lehtë, dhënia fund e shpërthimeve dhe testimeve të armëve bërthamore ka rëndësi shumë të lartë për Bashkësinë Ndërkombëtare”.
Përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në OKB duke theksuar në këtë se çfarëdo lloj shpërthime bërthamore duhet të ndalohen në mënyrë të plotë, deklaroi: “Amerika sipas raporteve më të fundit, jo vetëm që nuk mundohet fare të nënshkruajë traktatin gjithëpërfshirës për ndalimin e testimeve bërthamore, por po rifillon edhe testimet shpërthyese bërthamore duke përfshirë edhe testimet shpërthyese atomike nëntokësore”.
Takhtravançi shtoi: “Politikat e papërgjegjshme të Amerikës që më e fundit prej tyre është dalja e këtij vendi nga Traktati i Raketave me Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi (INF), janë të dëmshme për të gjitha përpjekjet ndërkombëtare që bëhen në kuadër të çarmatosjes së armëve bërthamore dhe ndalimin e përhapjes së armëve bërthamore dhe duhet të marrin fund politika të tilla”.