Protesta kundër industrisë gjermane të automjeteve në Frankfurt
Mijëra protestues, shumica me biçikleta, u mblodhen në qytetin jugor gjerman të Frankfurtit për të protestuar kundër panairit të automobilave në këtë qytet, si pjesë e një valë të re të aktivizmit mjedisor.
Protestuesit gjermanë kërkuan veprime urgjente për të luftuar ngrohjen globale. Demonstrata erdhi ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel të premten u zotua se vendi i saj, si ekonomia më e madhe e Evropës, do të arrijë zgjidhje pozitive dhe të mira mjedisore. Qeveria e Merkel është nën presion për të ndërmarrë masa të duhura mjedisore që nuk do të imponojnë një barrë të dyfishtë për ekonominë dhe qytetarët gjermanë. Ndryshimi i klimës është një nga shqetësimet më të rëndësishme sot në botë. Por tërheqja e presidentit Donald Trump nga marrëveshja e Parisit për klimën ka treguar në të vërtetë se ai nuk beson në përballjen me ndryshimin e klimës.