Protesta kundër industrisë gjermane të automjeteve në Frankfurt
https://parstoday.ir/sq/news/world-i90947-protesta_kundër_industrisë_gjermane_të_automjeteve_në_frankfurt
Mijëra protestues, shumica me biçikleta, u mblodhen në qytetin jugor gjerman të Frankfurtit për të protestuar kundër panairit të automobilave në këtë qytet, si pjesë e një valë të re të aktivizmit mjedisor.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 15, 2019 04:29 Europe/Tirane
  • Protesta kundër industrisë gjermane të automjeteve në Frankfurt

Mijëra protestues, shumica me biçikleta, u mblodhen në qytetin jugor gjerman të Frankfurtit për të protestuar kundër panairit të automobilave në këtë qytet, si pjesë e një valë të re të aktivizmit mjedisor.

Protestuesit gjermanë kërkuan veprime urgjente për të luftuar ngrohjen globale. Demonstrata erdhi ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel të premten u zotua se vendi i saj, si ekonomia më e madhe e Evropës, do të arrijë zgjidhje pozitive dhe të mira mjedisore. Qeveria e Merkel është nën presion për të ndërmarrë masa të duhura mjedisore që nuk do të imponojnë një barrë të dyfishtë për ekonominë dhe qytetarët gjermanë. Ndryshimi i klimës është një nga shqetësimet më të rëndësishme sot në botë. Por tërheqja e presidentit Donald Trump nga marrëveshja e Parisit për klimën ka treguar në të vërtetë se ai nuk beson në përballjen me ndryshimin e klimës.