Trump kërcënon shtetet evropiane
Presidenti i Amerikës ka paralajmëruar shtetet evropiane që të ripranojnë qytetarët e tyre të cilët ishin bashkuar me grupin terrorist ISIS dhe akoma ndodhen në Irak dhe Siri.
Gazeta amerikane "New York Times" njoftoi se Donald Trump, presidenti i Amerikës, ditën e premte ka thënë para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, deklaroi: "Nëse Franca, Gjermania dhe shtetet e tjera evropiane nuk i ripranojnë qytetarët e tyre në grupin terrorist ISIS dhe që tani po mbahen të burgosur, do t'i lirojë ata në kufijtë e shteteve evropiane".
Autoritetet e qeverisë së Amerikës për një kohë të gjatë po ushtrojnë presion mbi aleatet e tyre evropianë për t'i ripranuar terroristët evropianë të ISIS.
Aktualisht me mijëra terroristë të grupit ISIS me shtetësi të shteteve evropiane ndodhet në burgjet e Sirisë.