John Kerry: Ne filluam luftën ekonomike kundër Iranit
(last modified Mon, 23 Sep 2019 11:53:05 GMT )
Shtator 23, 2019 13:53 Europe/Tirane
  • John Kerry: Ne filluam luftën ekonomike kundër Iranit

Ish-sekretari amerikan i shtetit John Kerry në një intervistë me kanalin televiziv CBS të Amerikës, vuri në dukje daljen e Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore me Iranit dhe deklaroi: “Duhet të shikojmë se çfarë ka ndodhur pas daljes së vendit tonë nga marrëveshja bërthamore. Ne esencialisht kemi shpallur luftë ekonomike kundër Iranit. Ne po ushtrojmë presion në maksimum kundër tyre”.

Ish-sekretari amerikan i shtetit John Kerry i cili së fundi ka marrë një mision nga OKB për të marrë pjesë në përpjekjet për ndryshimin e politikave të klimës në Nju Jork, në një intervistë me kanalin televiziv CBS të Amerikës, vuri në dukje daljen e Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore me Iranit dhe deklaroi: “Duhet të shikojmë se çfarë ka ndodhur pas daljes së vendit tonë nga marrëveshja bërthamore. Ne esencialisht kemi shpallur luftë ekonomike kundër Iranit. Ne po ushtrojmë presion në maksimum kundër tyre”.

Ai shtoi: “Disa liderë në Lindjen e Mesme kërkonin nga unë që ta bombardojmë Iranin. Kryeministri i Izraelit erdhi në Amerikë dhe kërkonte dritën e gjelbër për ta bombarduar Iranin. Prandaj, ne ishim të vetëdijshëm për shpërthimin e një lufte të mundshme dhe kur u nënshkrua marrëveshja në Vjenë, besonim se është krijuar një kanal për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike”.

John Kerry shtoi: “Bashkësia Ndërkombëtare edhe tani mund të mblidhet përsëri, e kam fjalën se mund të bëjë diçka në këtë drejtim pa treguar ne dobësi nga ana jonë”.

Ish-sekretari amerikan i shtetit shtoi: “Aleatët tanë po mbështesin marrëveshjen bërthamore. Unë besoj se një diplomaci më e mirë dhe më i madhe me aleatët tanë mund të bëhet shkak që të dy palët të afrohen më shumë mes vete dhe ekziston një rrugë për marrëveshje e cila do të sjellë sigurinë e plotë për rajonin duke përfshirë edhe çështjet e tjera siç është çështja bërthamore”.

 

Tags