Trump vazhdon akuzat dhe kërcënimet ndaj Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i91167-trump_vazhdon_akuzat_dhe_kërcënimet_ndaj_iranit
Donald Trump dënoi Iranin dhe u bëri thirrje vendeve të tjera t’u bashkohen Shteteve të Bashkuara për te ushtruar presion mbi Republikën Islamike pas sulmeve ndaj objekteve të naftës saudite.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 24, 2019 18:49 Europe/Tirane
  • Trump vazhdon akuzat dhe kërcënimet ndaj Iranit

Donald Trump dënoi Iranin dhe u bëri thirrje vendeve të tjera t’u bashkohen Shteteve të Bashkuara për te ushtruar presion mbi Republikën Islamike pas sulmeve ndaj objekteve të naftës saudite.

Por ai shtoi se ekziston një rrugë drejt paqes. “Ne duam partnerë, jo kundërshtarë”, tha Presidenti amerikan në fjalimin e mbajtur përpara udhëheqësve botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, i treti I tij në OKB. “Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë konflikte me asnjë komb. Por është detyrë e të gjitha vendeve të hidhen në veprim për të zbrapsur influencën e Iranit. Për sa kohë sjellja e tij kërcënuese vazhdon, sanksionet nuk do të hiqen, përkundrazi, do të forcohen”, është shprehur Trump. Shefi i Shtëpisë së Bardhë përcolli gjithashtu një mesazh të ashpër edhe për Kinën dhe presidentin e saj, Xi Jinping, duke thënë se bota po e sheh sesi është duke i trajtuar Pekini protestat masive në Hong Kong. “Mënyra që do të zgjedhë Kina për ta trajtuar situatën do të flasë mjaft për rolin e saj në botë në të ardhmen. Ne të gjithë shpresojmë se Presidenti Xi do ta tregojë veten si një udhëheqës i madh”, ka thënë Trump. Presidenti amerikan shtoi se e ardhmja i përket patriotëve, jo globalistëve, në atë që u konsiderua si një prej frazave më goditëse të fjalimit të tij 30 minutësh.