Tre marinsa kryejnë vetëvrasje në USS George H. W. Bush
Marina e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se tre personel ushtarak amerikan në aeroplanmbajtësen USS George H. W. Bush kanë vrarë veten.
Me vetëvrasjen e tre ushtarëve të tjerë amerikanë në USS George H. W. Bush ditët e fundit, Marina amerikane tani shqetësohet se numri i vetëvrasjeve do të rritet. Ushtria amerikane madje ka filluar në botimin e broshurave të këshillave për të parandaluar që akte të tilla të ndodhin përsëri. Sipas faqes së internetit të Institutit Detar të Shteteve të Bashkuara (USNI), Kapiteni Sean Bailey, komandanti i USS George HW Bush në një mesazh të postuar në llogarinë e tij në Facebook konfirmoi vdekjen e tre marinsave pa dhënë më shumë detaje mbi identitetin e tyre dhe arsyet e veprimeve të tyre. Sipas shifrave të publikuara nga Marina amerikane, shkalla e vetëvrasjeve në Ushtrinë amerikane ishte 20,1 për 100,000 ushtarë. Midis "marinsave" të Shteteve të Bashkuara, ky numër ishte 30,7 për 100,000 ushtarë.