Greqia i kthen 10 mijë refugjatë në Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i91324-greqia_i_kthen_10_mijë_refugjatë_në_turqi
Qeveria e Greqisë një ditë pas shpërthimit të zjarrit vdekjeprurës dhe rebelimit në një kamp të refugjatëve në këtë vend, ka bërë të ditur vendimin e saj për kthimin e 10 mijë refugjatëve në Turqi deri në vitin 2020.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 01, 2019 17:34 Europe/Tirane
  • Greqia i kthen 10 mijë refugjatë në Turqi

Qeveria e Greqisë një ditë pas shpërthimit të zjarrit vdekjeprurës dhe rebelimit në një kamp të refugjatëve në këtë vend, ka bërë të ditur vendimin e saj për kthimin e 10 mijë refugjatëve në Turqi deri në vitin 2020.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se qeveria e Greqisë ditën e hënë pas mbledhjes së ministrave që u zhvillua një ditë pas shpërthimit të zjarrit në kampin e refugjatëve në Moria në ishullin Lesvos, me anë të një deklarate, ka deklaruar: "Athina dëshiron që kthimin e refugjatëve në Turqi nga 1.806 persona që kishte në program qeveria e kaluar, ta çojë në 10 mijë persona deri në fund të vitit 2020.

Autoritetet greke kanë përjashtuar çdo mundësi se zjarri në kampin e refugjatëve në Moria në ishullin Lesvos të ketë qenë zjarrvënie.

Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve ka kritikuar ashpër deklaratat e Sindikatës së Zjarrit sipas të cilës zjarri ishte shkaktuar nga emigrantët.

Sidoqoftë, Departamenti i Hetimeve të Zjarrit që po heton ngjarjen zbuloi nga hetimet paraprake se ka pasur një shkëndijë elektrike në shtëpinë ku ra zjarri.

Pakënaqësia e udhëheqjes politike të Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarëve qëndron në interpretimin e nxituar të bërë nga zjarrfikësit, që të paktën për momentin nuk korrespondon me gjetjet ose provat e tjera.