Ish-diplomati amerikan: Iranianët e dinë se Trumpi është i pabesueshëm
Ish-diplomati amerikan e ka quajtur të kuptueshme qëndrimin e Republikës Islamike të Iranit në mospranimin e negociatave me Uashingtonin dhe ka deklaruar iranianët e dinë që Trumpi është i pabesueshëm.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi Denis Jet, ish-ambasadori i Amerikës në Peru dhe profesor i shkencave politike në Universitetin e Pensilvanisë, sot në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA, tha: "Të qenit i pasigurt i presidentit të Amerikës dhe qëndrimet e tij jostabile, janë faktor të dështimit të çfarëdo lloj progresi në sferën e diplomacisë mes Teheranit dhe Uashingtonit".
Denis Jet në lidhje me këtë se pse presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjatë vizitës së tij në Nju Jork nuk pranoi që Trump t'a kontaktojë atë ose të takohet me atë, deklaroi: "Siç duket z. Hasan Ruhani besonte se nuk ekziston kurrfarë dobie në takimin dhe bisedimet me Donald Trump dhe gjithashtu nuk do të ketë rezultat një takim i tillë".
Denis Jet shtoi: "Në të kundërtën Donald Trump duke marrë parasysh se është nën presion gjithnjë e më tepër, synon të shfrytëzojë politikën e jashtme si mjet për të devijuar opinionin publik nga problemet e brendshme dhe nga çështja e thirrjes në interpelancë".
Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të mërkurën e kaluar vuri në dukje vizitën e tij në Nju Jork për pjesëmarrje në mbledhjen e AP të OKB dhe tha: "Nëse nuk do të ishte rezistenca e popullit, vazhdimi i stabilitetit në sferat ekonomike dhe fuqia e forcave të armatosura të Iranit, nuk do të prisnin në radhë të tjerët prapa zyrës së presidentit të Republikës Islamike të Iranit".