Borrell: BE duhet të ruajë marrëveshjen bërthamore
Shefi i ri i politikës së jashtme të BE, pasi shprehu mbështetjen për marrëveshjen bërthamore deklaroi: Duhet të ruajmë këtë marrëveshje për interesat dhe sigurinë tonë dhe të parandalojmë çdo zhvillim të rrezikshëm.
Josef Borrell i cili shumë shpejt pritet të zërë vendin e Federika Mogherini, në takimin e së hënës të PE theksoi ruajtjen e marrëveshjes bërthamore të cilën e quajti jetike për BE. Borrell kritikoi daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe tha: Ky veprim është bërë shkak për dobësimin e paqes dhe sterilitetit ndërkombëtar. Donald Trump më 8 Maj pasi përsëriti pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe rivendosi sanksionet amerikane kundër Iranit. Irani në përgjigje të veprimeve të jashtëligjshme të Amerikës dhe mos reagimit konkret të vendeve të tjera nënshkruese të kësaj marrëveshjeje ka pezulluar një pjesë të zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore.