Turqia nisi operacionin në veri të Sirisë
Turqia nisi një operacion ushtarak të planifikuar për një kohë të gjatë në veriun e Sirisë për të nxjerrë forcat kurde të etiketuara nga Ankaraja si terroristë, por që shihen nga shumica e Perëndimit si partnerë kryesorë në luftën kundër ISIS.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi fillimin e operacionit, të quajtur “Pranvera e Paqes” dhe tha se ai kishte për qëllim zhdukjen e “kërcënimit të terrorit” kundër Turqisë. Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët (FDS) thanë që avionët luftarak turq po godasin zona civile, duke shkaktuar panik të madh.Operacioni ushtarak filloi disa ditë pas një njoftimi të befasishëm të Shtëpisë së Bardhë se forcat amerikane do të tërhiqeshin nga rajoni, duke i hapur rrugën operacionit ushtarak turk. Përpara sulmit turk, Forcat Demokratike Siriane lëshoi thirrjen e vet për vendet e përfshira në koalicionin për të mposhtur ISIS-in dhe për të shmangur një katastrofë humanitare në veri të Sirisë.“Të gjithë treguesit, informacionet në terren dhe grumbullimet ushtarake në anën turke të kufirit tregojnë se zonat tona kufitare do të sulmohen nga Turqia, në bashkëpunim me opozitën siriane të lidhur me Turqinë,” tha FDS. “Ky sulm do të sjell viktima në radhët e mijëra civilëve të pafajshëm sepse zonat tona kufitare janë të mbingarkuara.”