Putin: Vendet duhet të respektojnë interesat e Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i91643-putin_vendet_duhet_të_respektojnë_interesat_e_iranit
Presidenti rus e quajti Republikën Islamike të Iranit një fuqi të madhe dhe bëri thirrje për respekt dhe vëmendje të kombeve të tjera ndaj këtij fakti.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 13, 2019 06:12 Europe/Tirane
  • Putin: Vendet duhet të respektojnë interesat e Iranit

Presidenti rus e quajti Republikën Islamike të Iranit një fuqi të madhe dhe bëri thirrje për respekt dhe vëmendje të kombeve të tjera ndaj këtij fakti.

"Një fuqi e madhe si Irani me shekuj, padyshim që ka pasur interesat e veta të cilat duhet të respektohen," theksoi Vladimir Putin. "Të gjitha vendet duhet të marrin parasysh interesat e Teheranit." Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif në një artikull për gazetën Al-Ray të Kuvajtit tha se siguria bazohet në besimin dhe respektin reciprok të popujve, fuqizimin kombëtar dhe forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me vendet e rajonit. Ky artikull ka të bëjë me iniciativën e Presidentit Hasan Ruhani në Asamblenë e Përgjithshme të KB ku ai theksoi se "Irani ka aftësinë e nevojshme dhe të mjaftueshme për të realizuar sigurinë gjithëpërfshirëse në rajon përmes dialogut ndër-rajonal," që më pas u prezantua si "Iniciativë e Paqes në Hormuz".