Putin: Vendet duhet të respektojnë interesat e Iranit
Presidenti rus e quajti Republikën Islamike të Iranit një fuqi të madhe dhe bëri thirrje për respekt dhe vëmendje të kombeve të tjera ndaj këtij fakti.
"Një fuqi e madhe si Irani me shekuj, padyshim që ka pasur interesat e veta të cilat duhet të respektohen," theksoi Vladimir Putin. "Të gjitha vendet duhet të marrin parasysh interesat e Teheranit." Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif në një artikull për gazetën Al-Ray të Kuvajtit tha se siguria bazohet në besimin dhe respektin reciprok të popujve, fuqizimin kombëtar dhe forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me vendet e rajonit. Ky artikull ka të bëjë me iniciativën e Presidentit Hasan Ruhani në Asamblenë e Përgjithshme të KB ku ai theksoi se "Irani ka aftësinë e nevojshme dhe të mjaftueshme për të realizuar sigurinë gjithëpërfshirëse në rajon përmes dialogut ndër-rajonal," që më pas u prezantua si "Iniciativë e Paqes në Hormuz".