Xhaims Mattis shpreh shqetësime për largimin e amerikanëve nga Siria
Ish-sekretari amerikan i mbrojtjes ka kritikuar vendimin e Donald Trump për largimin e forcave ushtarake amerikane nga pjesa veriore e Sirisë dhe ka thënë se ISIS do të ringjallet në Siri.
Xhejms Mattis të shtunën në mbrëmje në një intervistë me kanalin televiziv NBC ka paralajmëruar se për shkak të sulmit të forcave të Turqisë dhe largimit të forcave të Amerikës nga pjesa veriore e Sirisë, ky rajon po përballet me trazira dhe me prishje të rendit dhe supozohet se forcat e grupit terrorist ISIS të cilat janë fshehur në këtë rajon dhe gjithashtu ata të cilët aktualisht janë të burgosur në këtë rajon, do të përfitojnë më së shumti nga kjo situatë.
Ish-sekretari amerikan i mbrojtjes shtoi: "Unë besoj se Mike Pompeo, sekretari amerikan i shtetit, organizatat inteligjente dhe shtetet e huaja të cilët bashkëpunojnë me ne, kanë tërësisht të drejtë që thonë se ISIS nuk është thyer. Ne duhet të vazhdojmë të ushtrojmë presion mbi ISIS në mënyrë që ata të mos kenë mundësi të mbledhin forca të reja".
Deklaratat e Mattis bëhen në kohën kur vetë Amerika është prej mbështetësve kryesore të grupit terrorist ISIS.