Shtohen problemet ambientaliste në Brazil
(last modified Sun, 20 Oct 2019 14:38:28 GMT )
Tetor 20, 2019 16:38 Europe/Tirane
  • Shtohen problemet ambientaliste në Brazil

Autoritetet e Brazilit kanë paralajmëruar se ndotja me naftë që është krijuar në afërsi të brigjeve të Brazilit, është shndërruar në një sfidë ambientaliste.

Agjencia e lajmeve Al Xhazira në gjuhën angleze njoftoi se autoritetet braziliane kanë paralajmëruar se ndotja naftore që është krijuar në ujërat afër brigjeve të Brazilit është bërë shkak që ky bregdet të shndërrohet në ngjyrë të zezë dhe kjo çështje është bërë një sfidë e re për ambientin jetësor të këtij vendi.

Ndërkohë edhe organizatat ndërkombëtare për mbrojtjen e ambientit kanë paralajmëruar për shkatërrimin e ekosistemit të këtij rajoni.

Qeveria e Brazilit gjatë disa muajve të fundit është përballur me kritika të ashpra për shkak të mosmarrjes së masave të nevojshme për mbrojtjen e ambientit jetësor, sidomos për mbrojtjen e pyjeve.

Në bazë të kësaj edhe Norvegjia dhe Gjermania në muajin gusht të këtij viti dhe në shenjë të protesta ndaj politikave ambientaliste të presidentit djathtist të Brazilit, kanë pezulluar ndihmat financiare ndaj projekteve për t'u përballur me shkatërrimin e pyjeve në Brazil.

 

Tags