Raketat S-400 vendosen në Beograd
https://parstoday.ir/sq/news/world-i91932-raketat_s_400_vendosen_në_beograd
Moska, për herë të parë, ka vendosur sistemin e saj të mbrojtjes raketore S-400 jashtë kufijve rusë për të zhvilluar manovra të përbashkëta ushtarake me Serbinë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 24, 2019 14:29 Europe/Tirane
  • Raketat S-400 vendosen në Beograd

Moska, për herë të parë, ka vendosur sistemin e saj të mbrojtjes raketore S-400 jashtë kufijve rusë për të zhvilluar manovra të përbashkëta ushtarake me Serbinë.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, zyrtarët ushtarakë rusë thanë se raketat e sistemeve të mbrojtjes S-400 ishin vendosur në Beograd, Serbi, për të marrë pjesë në stërvitje ushtarake të përbashkëta me Serbinë nën emrin "Slavonic Shield 2". Identifikimi, interceptimi dhe shkatërrimi i objektivave në ajër janë ndër qëllimet e operacioneve të njësive të mbrojtjes ajrore ruse dhe serbe në stërvitjet e përbashkëta ushtarake midis dy vendeve. Sistemi S-400 është i pajisur me 4 raketa me rreze të ndryshme dhe është i aftë të zbulojë objektivat brenda një intervali prej 570 kilometrash dhe t'i godasë ato brenda një rrezeje prej 150 kilometrash.