Iraku i jep ultimatum SHBA-së
https://parstoday.ir/sq/news/world-i91954-iraku_i_jep_ultimatum_shba_së
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Irakut tha në një deklaratë të enjten se qeveria e Bagdadit nuk do t'i lejojë trupat e Shteteve të Bashkuara të qëndrojnë në Irak për më shumë se një muaj.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 25, 2019 17:26 Europe/Tirane
  • Iraku i jep ultimatum SHBA-së

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Irakut tha në një deklaratë të enjten se qeveria e Bagdadit nuk do t'i lejojë trupat e Shteteve të Bashkuara të qëndrojnë në Irak për më shumë se një muaj.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Irakut, gjeneral Jahja Rasul tha se trupat amerikane që ishin tërhequr nga Siria aktualisht ishin vendosur në rajonin e Kurdistanit në Irak. "Sipas afatit të caktuar nga qeveria e Irakut, forcat amerikane duhet të tërhiqen nga Iraku," përsëriti ai. Përfaqësuesi i fraksionit Fatah në parlamentin e Irakut, Hainan Kudu, njoftoi kohët e fundit se pas largimit nga Siria, 500 trupa amerikane kanë hyrë në Kurdistanin e Irakut dhe provincën e Ninva. Ndërkohë, Karim al-Mahdavi, një anëtar i Komitetit për Sigurinë dhe Mbrojtjen të Parlamentit Irak, tha se Uashingtoni po përpiqej të riorganizonte terroristët e ISIS në Irak, konkretisht në shkretëtirën e Al-Anbar, nën pretekstin e tërheqjes nga Siria.