BE dhe përballja me problemin e refugjatëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i91994-be_dhe_përballja_me_problemin_e_refugjatëve
BE prej kohësh përballet me problemin e refugjatë dhe për këtë me Turqinë ka arritur një akord që në shkëmbim të ndihmave financiare kjo e fundit të pengojë vërshimin e refugjatë sirianë në drejtim të Evropës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 27, 2019 07:20 Europe/Tirane
  • BE dhe përballja me problemin e refugjatëve

BE prej kohësh përballet me problemin e refugjatë dhe për këtë me Turqinë ka arritur një akord që në shkëmbim të ndihmave financiare kjo e fundit të pengojë vërshimin e refugjatë sirianë në drejtim të Evropës.

Mirëpo presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka paralajmëruar sërish se do t’u hapë dyert 2 milionë refugjatëve për në Europë, nëse BE-ja nuk e mbështet planin e tij për të krijuar një zonë sigurie në Siri. “Nëse nuk ka mbështetje për projektet që po zhvillojmë, s’na mbetet rrugë tjetër përveçse t’u hapim dyert 1 deri në 2 milion refugjatëve, dhe t’i lëmë të shkojnë në Europë”, tha presidenti turk, duke theksuar se nuk është kërcënim, por një nga zgjidhjet mundshme të situatës. Turqia është duke mbajtur rreth 3.6 milionë refugjatë dhe Erdogan ka kohë që planifikon një “zonë sigurie” në Siri ku ata mund të strehohen. Sa për kurdët, të cilët i quan terroristë, Erdogan tha se nëse nuk largohen të gjithë brenda 150 orëve, Turqia do të futet vetë për t’i spastruar.