Trupi i Abu Bekr Al-Baghdadit do të hidhet në det
Robert Obrayan, këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, në përgjigje ndaj pyetjes se a pritet të ndodhë një fat i ngjashëm me trupin e Osama bin Laden edhe me trupin e Abu Bekr Al-Baghdadit, deklaroi se: "Presim që të ndodhë një gjë e ngjashme".
Robert Obrayan në një intervistë me rrjetin informativ amerikan NBC, deklaroi: "Pritet që Amerika të përdor të njëjtin model të trajtimit të trupit të Osama bin Laden, ish-kreun e organizatës terroriste Al Kaida, edhe në rastin e trupit të Abu Bekr Al-Baghdadit".
Kanali informativ CNN gjithashtu duke cituar një burim të informuar, në lidhje me operacionin ushtarak të Amerikës në sulmin ndaj vendstrehimit të Abu Bekr Al-Baghdadit, ka thënë se edhe trupi i këtij kreu të grupit terrorist ISIS mund të hidhet në det.