Makron dënon sulmin ndaj një xhamie në jugperëndim të Francës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92041-makron_dënon_sulmin_ndaj_një_xhamie_në_jugperëndim_të_francës
Presidenti i Francës duke e quajtur të urryer sulmin ndaj xhamisë Bajun në jugperëndim të Francës e ka dënuar këtë veprim.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 29, 2019 04:42 Europe/Tirane
  • Makron dënon sulmin ndaj një xhamie në jugperëndim të Francës

Presidenti i Francës duke e quajtur të urryer sulmin ndaj xhamisë Bajun në jugperëndim të Francës e ka dënuar këtë veprim.

Emanuel Macron, në një cicërim të tij deklaroi se Franca kurrë nuk e pranon urrejtjen shtoi se duhen marrë masat e nevojshme për të dënuar autorët e këtij akti dhe për të mbrojtur bashkëkombësit tanë myslimanë. Shumë funksionarë shteti dhe partish në Francë gjithashtu e kanë dënuar sulmin ndaj myslimanëve përballë xhamisë Bajon në jugperëndim të Francës. Ditën e hënë një person ka shtënë me armë zjarri kundër myslimanëve përballë xhamisë Bajon në jugperëndim të Francës duke lënë të plagosur 2 myslimanë. Autori i këtij sulmi u arrestua nga policia menjëherë përballë shtëpisë së tij. vlen të theksohet se muajt e fundit në vendet evropiane janë shtuar shumë sulmet e grupeve radikale dhe islomofobe kundër myslimanëve dhe qendrave islamike. Ndërkohë presidenti i Francës ka vendosur kufizime të gjera kundër myslimanëve në këtë vend.